Maqedoni e Veriut/Ali Ahmeti prezanton “kryeministrin e parë shqiptar” në zgjedhjet e 15 korrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ali Ahmeti, kreu i BDI-së prezantoi  Naser Ziberin si politikanin që do tentojë të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut.

Ky prezantim është bërë ditën e nisjes së fushatës elektorale ku BDI-ja do të futet në zgjedhje pa koalicion.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë.” tha Ahmeti.

Naser Ziberi i cili ka qënë nënkryetar i qeverisë dhe ish-deputet e funksionar i lartë I PPD do të jetë në një përballje me dy maqedonasit e tjerë Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski  për postin e kryeministrit. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Lajme të tjera

Web TV