Prokurori Shpëtim Kurti largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish numri dy i Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi është marrë sot nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit i cili ka lënë në fuqi vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK e gjeti Kurtin me probleme në justifikimin e pasurisë dhe po ashtu thanë se ai kishte lidhje të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Vendimi i plotë i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.06.2020.

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV