Superiorja ende larg, por Lushnja bën “gol” në… financa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natyrisht që financat janë vendimtare për suksesin në futbollin e sotëm. Dhe kjo merr më tepër vlerë në një mjedis hibrid, si ai i futbollit shqiptar, ku një pjesë e skuadrave varen ende nga pushteti vendor e më, konkretisht, nga Bashkitë.

Dhe një nga klubet më të spikatura të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, Lushnja, ka marrë një lajm të mirë të martën, pasi i janë akorduar plot 520 milionë për skuadrën.

Bashkia e Lushnjës, si aksionere e vetme e klubit të futbollit, duke zotëruar 100% të kapitaleve, ka parashikuar një fond prej 520 milionë lekësh (të vjetër) për vitin 2020. Nga kjo shumë, 400 milionë lekë (të vjetër) janë të ardhurat nga bashkia, ndërsa 120 milionë janë të ardhurat nga burime sekondare. Kjo është pa dyshim një shumë e konsiderueshme për një klub të Kategorisë së Parë, ku Bashkia e qytetit mban peshën kryesore.

Siç dihet klubi myzeqar nuk ka një sponsor zyrtar, ndërsa donacionet arrijnë në shifrën prej 34 milionë lekëve të vjetra. Që nga 6 shtatori i vitit 2013, klubi i futbollit të Lushnjës funksionon me të ardhurat e veta dhe me të ardhurat që i kalon Bashkia në formën e subvencionimit. Sipas informacioneve që ka përcjell njësia vendore, projekt-plani financiar i vitit 2020 është hartuar duke marrë në konsideratë mirëfunksionimin e sh.a-së dhe arritjen e rezultateve të ekipit.

Në fakt, skuadra lushnjare bëri një paraqitje të mirë në dy fazat e parë të grupit B, apo grupit të Jugut të Kategorisë së Parë, duke e mbyllur në vendin e 3-të të renditjes, me 35 pikë, dy më pak sesa Apolonia dhe 4 më pak sesa Pogradeci. Por lagunarët nuk kanë arritur të përfitojnë në dy javët e para të fazës së 3-të, ku janë përfshirë në grupin që lufton për ngjitjen në Kategorinë Superiore, duke mbetur në vendin e 3-të, tanimë në kuotën e 38 pikëve.

Lexo edhe :  "Boll me fjalë boshe, veproni!" Presidenti i UEFA-s kritikon italianët: Jam lodhur me ju

Lushnja ka një më pak sesa Pogradeci i vendit të dytë, por 5 pikë prapa Apolonisë kryesuese, nga e cila u mund 1-3  para një jave midis polemikave mbi gjykimin. Sidoqoftë, lajmi për miratimin e këtij buxheti pritet t’i japë një shtysë pozitive gjendjes në klubin lushnjar, për të synuar, në mos që këtë sezon, të paktën sezonin e ardhshëm, rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

U kap me 1 dozë kokainë,lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë,...

Ja kush do t’i marrë milionat e lëna nga Liam Payne!

Ylli 31-vjeçar britanik Liam Payne vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur në Argjentinë më 16 tetor të...

Nesër “Giro d’Italia 2025”, njihuni me rrugët që duhet të shmangni në Tiranë

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më...

Në prag të ditës finale, a do të fitojë PS në 11 Maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një tjetër takim përmbyllës elektoral. Ndërsa na...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit. Krimet Zgjedhore - 123 materiale...

Lajme të tjera

Web TV