Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, zbulohen emrat e 3 të shpallurve në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të 30-vjeçarit Eduart Lamaj i cili u kap mbrëmjen e së hënës, i plagosur duke u mjekuar ilegalisht në një spital privat në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ekzekutimit të dyfishtë të dy biznesmenëve në Kurbin, dalin emrat e tre personave të shpallur në kërkim.

“Fjala.al” mëson se si bashkëpunëtorë të Lamaj janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson Alija, i njohur ndryshe si Oltion Vlashi dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Katër të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, mbrëmjen e 30 majit kanë vrarë dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergjin.

Në vijim të hetimeve policia ka sekuestruar dy makina, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e krimit dhe për largimin nga vendi i ngjarjes, një ‘Volkswagen’ me targa AA505UG si dhe një makinë ‘Land Rover’, mjet me të cilin Lamaj u transportua drejt klinikës private.

Bëhet me dije se 33-vjeçari Ilir Xhepaj rezulton në kërkim, për një tjetër plagosje të ndodhur po në muajin maj.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në  banesat e të shpallurve në kërkim si dhe në lidhje miqësore të tyre. Po ashtu bashkëpunëtorët kanë lidhje miqësore me Eduard Lamajn por ky i fundit ka mohuar të ketë pasur kontakte me ta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Lajme të tjera

Web TV