Vrasja e dy biznesmenëve/Lamaj: Nuk e kisha konfliktin me ta, qëllova për vetëmbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dyshuari kryesor për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (Hasani) është marrë në pyetje nga policia lidhur me krimin e ndodhur në Laç më 30 maj.

30-vjeçari Eduart Lamaj ka thënë versionin e tij të ngjarjes, duke deklaruar se nuk ka pasur konflikt me viktimat, por me pronarin e hotelit ku u zhvillua ngjarja, Ilir Alammanin, për një borxh për pazare droge.

“Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Ia kam kërkuar disa herë lekët, por nuk mi ka dhënë, madje jemi sharë dhe më ka ofenduar. Sapo kam hyrë në lokal jam qëlluar nga një person që nuk e njihja”, ka thënë Lamaj.

Ai ka treguar se është rrëzuar pas plagosjes dhe ka qëlluar për vetëmbrojtje, ndërsa ka thirrur për ndihmë.

Eduart Lamaj u kap mbrëmjen e së hënës, i plagosur duke u mjekuar ilegalisht në një spital privat në Tiranë.

Si bashkëpunëtorë të Lamaj janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson Alija, i njohur ndryshe si Oltion Vlashi dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Në vijim të hetimeve policia ka sekuestruar dy makina, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e krimit dhe për largimin nga vendi i ngjarjes, një ‘Volksëagen’ me targa AA505UG si dhe një makinë ‘Land Rover’, mjet me të cilin Lamaj u transportua drejt klinikës private.

Bëhet me dije se 33-vjeçari Ilir Xhepaj rezulton në kërkim, për një tjetër plagosje të ndodhur po në muajin maj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV