Yuri Kim: Shumë shtete po refuzojnë telefonat Huawei

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat inteligjent Huawei sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën kritike telekomunikacionit.