Atentati ndaj Ardjan Çapjas, dalin pamje të makinës që përdorën autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar detaje nga portreti i atentatorëve, por vetëm mjetin me të cilin ata lëvizën nga shtëpia e Ardjan Çapjas deri në lagjen “Skënderbej”, aty ku i vunë zjarrin makinës, si edhe armës së përdorur në krim.

Fjala ka shkëputur një foto nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.

Ardian Çapja, personi ndaj të cilit u krye atentati, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Çapja u ka shpëtuar dhe më herët atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra të fisit.

Ndër vite fisi i Çapjave është akuzuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, por edhe kanë qenë pre e tyre.

Gjithçka nisi në vitin 2005 kur biznesmeni Sokol Çapja u konfliktua me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit, Fadil Mema.

Pas kësaj ngjarje Sokol Çapja mbeti i vrarë nga tre persona të maskuar në një lokal pranë “Universitetit të Elbasanit”, dhe për vrasjen e tij u akuzuan nipat e Fadil Memës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV