Civici: 27.6% taksa, janë OK për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga gjithë të ardhurat që janë në Shqipëri, 27.6% shkojnë për taksa. Kjo duket një shifër shumë e madhe, por jo për profesorin Adrian Civici. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Civici u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë një revolucion fiskal.

-Sipas një shifre, 27.6% e GDP në Shqipëri janë taksa. Shumë e lartë është kjo, çfarë bëhet?

Jo nuk është e lartë. Kur themi 27.6% e GDP do të thotë ajo që quhet ngarkesë fiskale. Do të thotë në raport me PBB. Për vende si Shqipëria rekomandimet janë midis 30-33. Franca e ka gati 40, Gjermania e ka 55-65, Amerika e ka midis 40 dhe 44. Problemi i taksave ka të bëjë me atë që quhet modeli i kapitalizmit. Bëhet fjalë ose për model liberal siç është modeli britanik, ose për model shtetëror si modeli francez ose për model socialo-demokrat siç është modeli gjermano-skandinav. Këtu fillon problemi që ne duhet të diskutojmë. Nga modeli përcaktohet dhe struktura e shtetit dhe funksionimi. Ai që quhet modeli liberal me taksa të ulëta që ne gjithmonë e kemi pasur, ai model thotë “unë të taksoj pak, të lë në xhep pjesën që të takon, por edhe të ofroj pak”. Po të vijmë te modeli gjermano-skandinav thotë “unë të taksoj shumë, por të ofroj thuajse gjithçka”. Problemi është që duhet të gjejmë një ekuilibër midis asaj çfarë paguajmë dhe asaj çfarë presim të marrim nga kjo që paguajmë. Çdo lloj taksimi ndikon në produktivitetin e saj dhe në mbijetesën e saj. Nga ana tjetër kultura jonë 30-vjeçare i ka dhënë shtetit një rol shpëtimtari, një rol strategu zhvillues. Problemi qëndron si e ke strukturuar sistemin e taksave. Sistemi i taksave është i shpërndarë në tre drejtime: te puna, te kapitali dhe te prona. Ne i kemi bërë shumë favorizime kapitalit dhe pronës dhe taksojmë shumë punën. Nëse ne do bëjmë një shpërndarje të asaj që quhet ngarkesë fiskale ndryshe, mund të kishim shumë lehtësime për biznesin e vogël, për shtresën e ulët dhe shtresën e mesme. Ne akoma nuk e kemi të harmonizuar sistemin fiskal. Ne duhet të bëjmë një revolucion fiskal, ku të zhvendosim ngarkesën te prona dhe te kapitali./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

https://www.youtube.com/watch?v=fq0nzgEVusA

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV