Civici: A e menaxhoi mirë Shqipëria krizën e pandemisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adrian Civici deklaron se Shqipëria e menaxhoi mirë situatën e pandemisë së koronavirusit. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Civici u shpreh se masat ekonomike që u morën ishin të nevojshme por sipas tij duhej kushtuar një vëmendje më e madhe ndaj biznesit.

-Si e vlerësoni atë që ka bërë qeveria shqiptare, kryeministri, ministria e Financave, financierët, gjatë periudhës së pandemisë?

-Mendoj që nga pikëpamja e masave sanitare dhe  izolimit u bë mirë sepse ne fituam 2-3 javë në raport edhe me Italinë edhe me vende të tjera. Mendoj që ishte një masë e mirë sepse ne nuk kishim kapacitetet spitalore dhe mundësitë për ta përballuar siç e përballoi Gjermania apo Italia. Shqipëria fatmirësisht nuk pati numër të madh të infektuarish dhe aq më pak të sëmurësh rëndë.

-Po sot që aktualisht numërohen 60-70 në ditë mos është kjo pjesa e gabimit?

-Në fakt u diskutua shumë a do kishte një valë të dytë dhe një valë të tretë dhe një pjesë e madhe e specialistëve dhe ekspertëve e thanë se do ketë një fazë të dytë dhe të tretë. Lë për të dëshiruar pjesa e mbështetjes ekonomike dhe e paketave që u ndërmorën. Mendoj që ka qenë më minimaliste se ç’duhet pavarësisht nga kufizimet buxhetore dhe nga financiare që ne kemi sepse ne nuk mund të pretendonim që të ndiqnim të njëjtat formula dhe masa që morën vendet e pasura por gjithsesi debati i parë që ishte debat konceptual se si do veprohej dhe strategjitë ishte a do ndihmohej konsumi dhe shtresat e varfra apo do ndihmohej ekonomia direkt. Faza jonë e parë, ajo që u quajt Paketa A, ishte pothuajse tërësisht e dedikuar për mbrojtjen sociale. Në fillimin e Paketës  B filluan dhe masat që kishin lidhje më direkte me biznesin dhe ekonominë dhe me kredinë e parë të garantuar sovrane prej 100 milion dollarësh por dhe me garancinë e dytë sovrane për 150 milion dollarë të tjera që në parim ishte një instrument i mirë  por në praktikë rezultoi më problematik dhe më i avashtë.

Lexo edhe :  Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

-Çfarë u bë gabim?

-Më shumë se gabim, mund të ishte bërë një zgjedhje pak më  direkte. Ndërhyrja në biznes dhe mbështetja e biznesit duhet të synonte që mos ta çonte biznesin deri në pikën e fundit, pa kthim. Pasi mbaroi paketa e dytë që ishte një paketë komplekse pritej dhe duhej të bëhej një paketë e tretë që të ishte ekskluzivisht për bizneset./Fjala.al/Ke.Ba

 

https://www.youtube.com/watch?v=cjMNYxX4LrE

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV