Një pikturë e paarrirë, si shpata e Kastriotit në duart e Mehmetit II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në veprën me titull “Les beaux-arts à l’exposition universelle et aux salons de 1863, 1864, 1865, 1866 et 1867 – Artet e bukura në Ekspozitën Universale dhe në sallonet e 1863, 1864, 1865, 1866 dhe 1867” të kritikut të artit, shkrimtarit dhe fotografit francez Maxime Du Camp (1822 – 1894), botuar në Paris në vitin 1867, gjejmë një krahasim midis artit të pikturës dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“…A është e nevojshme të them se pothuajse të gjitha veprave të ekspozuara aktualisht u mungon mendja (shpirti) ? Dëgjoj këtë frymë tërheqëse që bën një pikturë, një statujë, diçka tjetër përveç përfaqësimit brutal të një fakti, një personazhi apo këndvështrimi. Vetëm dora merret parasysh ; ajo mbizotëron trurin: skllavja është shndërruar në zonjë.

Midis artistëve, unë vë re shumë virtuozë dhe shumë pak krijues. Sidoqoftë, është shpikja, në kuptimin origjinal të fjalës, “invenire”, për të gjetur, që është përsosmërisht shenja dalluese e çdo arti. Nëse misioni i vetëm i pikturës është riprodhimi, ajo nuk është më art por zanat (punë). Raymond Gayrard (skulptor francez), një njeri i talentuar, kompetencën e të cilit nuk mund ta mohojmë, ka shkruar :

“Sipas disa artistëve, shumë të vlerësuar për një pjesë të punës së tyre, materiali i imitimit mjafton për të prodhuar kryevepra. Është e qartë se më këtë duhet të marrim parasysh vetëm anën piktoreske, e cila është ana më e ngushtë (lehtë) e artit. Ekziston para së gjithash, dhe mbi të gjitha, ana morale, ana poetike.”

Asgjë nuk është më e vërtetë. Përndryshe, te z. Blaize Desgoffes (piktor francez), i cili di të kopjojë përsoshmërisht një copë fildish, një copë stof, një gotë plot verë, detyrohemi të njohim piktorin më të madh të kohërave moderne, një supozim kaq i çuditshëm sa është i papranueshëm.

Lexo edhe :  Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Sulltani Mehmet II, i habitur nga fitoret që arrinte Skënderbeu, i kërkoi Epirotit të tmerrshëm që t’i jepte shpatën e tij. Sulltani nuk pësoi më pak humbje, dhe duke e akuzuar Skënderbeun se e mashtroi, ky i fundit iu përgjigj : “Nuk është shpata ime ajo që ju nevojitet, por krahu që e përdor dhe koka që e drejton atë.”

Çfarëdo aftësie materiale që mund të arrijë (fitojë) një piktor, nëse truri i tij nuk zhvillohet pa ndërprerje nga studimi dhe reflektimi, ai do të jetë po aq i padobishëm si puna e shpatës së Gjergj Kastriotit në duart e Mehmetit II.”/darsiani.com

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV