Mbeten në burg mjekët që operuan në fshehtësi vrasësin e dy biznesmenëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Arrest me burg” ka caktuar gjykata e Laçit për dy mjekët që do operonin në një spital privat Eduart Lamajn, 30-vjeçarin i cili akuzohet si autori i atentatit të dyfishtë ndodhur rreth një muaj më parë në Laç.

Togat e zeza të Kurbinit kanë lënë në burg mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila ka ngritur ndaj tyre akuzën për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura dy mjekët kanë mohuar akuzat. Nëpërmjet avokatit të tyre ata kanë pretenduar se nuk e njihnin personat dhe se ata thjeshtë kanë kryer detyrën e tyre si mjekë.

Mjekët Marku dhe Lama do të operonin autorin në këmbë Eduart Lamajn në një spital privat pa e referuar ngjarjen në polici. Ata u zbuluan pasi agjentë të policisë së Laçit dhe të Tiranës prej gati dy javësh mbanin në vëzhgim familjarët e Lamajt, duke monitoruar të gjitha lëvizjet e tyre.

Agjentët gjatë vëzhgimeve zbuluan se i riu për shkak të plagës që mori ditën e ngjarjes shkonte paraqitej vazhdimisht në një klinikë private në kryeqytet për të mjekuar plagën, të cilën e kishte të infektuar nga plumbi që kishte në këmbë.

Mbrëmjen e së shtunës Lamaj është dërguar në spitalin privat “Amavita”, që ndodhet pranë Qytet Studentit, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pa e referuar ngjarjen në polici. Familjarët e 30-vjeçarit mësohet se u kishin paguar 10 mijë euro dy mjekëve. Ndërkohë që të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV