Rama: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit është skandaloze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam i tronditur nga akuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,” thotë kryeministri Edi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, teksti ishte skandal dhe i ngjason sikur i drejtohet një regjimi kriminale.

“Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur. Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.

Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.

A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si munde të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme; rreth 100.

Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë pa rezervë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar. Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV