Shpërndante drogë në sasi të vogla; Në pranga 23-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit ka bërë të mundur identifikim e një aktiviteti të shpërndarjes së drogës në sasi të vogla në qytetin e Gramshit.

Si pasojë është vënë në pranga një 23-vjeçar i cili ushtronte prej disa kohesh këtë aktivitet kriminal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, një sasi fishkësh, një armë gjahu, shkop metalik me hapje dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Gramsh

Goditet një rast i shpërndarjes të drogave në doza të vogla.

Në pranga 23-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen lënda narkotike, një sasi fishkësh, një armë gjahu, shkop metalik me hapje dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. M., 23 vjeç, banues në fshatin Cerice, Skrapar, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ky shtetas.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje (si ato që përdorin forcat e policisë), si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të fundit

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e...

Arabia Saudite vjen me ofertën më të çmendur në histori të futbollit për Vinicius

Arabia Saudite nuk po heq dorë nga Vinicius Junior. Pavarësisht lidhjeve të forta të brazilianit me Real Madridin dhe dëshirës së tij për të zgjatur...

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka “përndjekur” atë edhe...

“S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai. “E siguroj kryeministrin që kemi...

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që, në fillim, nuk ngjalli ndonjë...

Lajme të tjera

Web TV