Kryeministrja daneze shtyn dasmën për Mbledhjen e Këshillit Europian

FILE PHOTO: Danish Prime Minister Mette Frederiksen speaks at a press conference on the current coronavirus disease (COVID-19) situation, in her office in Copenhagen, Denmark, March 23, 2020. Ritzau Scanpix/Ida Guldbaek Arentsen via REUTERS

Situata e krijuar në gjithë botën nga COVID-19 ka marrë vëmendjen e shumë diplomatëve dhe drejtuesve të shteteve duke e kthyer kështu pandeminë në kryefjalën e ditës.

Për Kryeministren daneze Mette Frederiksen kjo situatë nuk ka mbetur vëtëm ne sferën profesionale dhe atë politike por ka ndikuar drejtëpërdrejtë edhe në jetën personale.

Frederiksen ka shtyrë dasmën e saj vëtëm për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit Europian muajin tjeter.

Këtë lajm e ka bërë me dilje vet ajo në një postim në ‘instagram’.

Udhëheqësit e BE-së kishin planifikuar një takim ballë për ballë në 17 korrik për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë për të diskutuar mbi buxhetin europian dhe palnet për rikuperimin nga kriza e COVID-19.

“Mezi po pres të martohem me këtë burrë,” shkruajti Frederiksen në një postim ku shfaqet vetë dhe i fejuari i saj Bo Tengberg. “Takimi i Këshillit në Bruksel është mbledhur pikërisht të Shtunën në Korrik kur ne kishim planifikuar dasmën. Por, unë duhet të bëj punën time dhe të mbroj interesat e Danimarkës”, shtoi ajo.

“Mezi po pres t’i them Po Bo-s (i cili fatmirësisht është shumë i durueshëm)”, shtoi ajo.

Danimarka ka regjistruar 12.836 raste të koronavirusit dhe 603 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. /Ra.My. Fjala.al/