Danimarkë, ligji për t’i tjetërsuar lagjet me migrantë konsiderohet racist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e zemëruar të një lagjeje në Kopenhagë kanë thënë se do t’i rezistojnë ligjit danez që u mundëson autoriteteve t’i dëbojnë banorët nga zonat ku ato vlerësojnë se ka shumë emigrantë.

“Ky është racizëm”, ka thënë Jawad, mjek prej lagjes Mjolnerparken në qendër të Kopenhagenit e cila është e rrethuar me zona tjera që janë duke u tjetërsuar.

“Ndonëse kam lindur dhe jam rritur në Danimarkë, në statistika unë jam emigrant joperëndimor”, ka thënë ky 29-vjeçar për agjencinë e lajmeve AFP.

Danimarka e ka miratuar një ligj kontrovers më 2018 për t’i rizhvilluar disa “geto” të varfra, në të cilat ka koncentrim të madh të emigrantëve.

Në plane përfshihet rindërtimi dhe renovimi i pronave dhe ndryshimi i mënyrës së qiradhënies.

Për disa dekada, Danimarka ka qenë një prej vendeve me politikat më strikte për emigrantët në Evropë, dhe me raste, partitë e ekstremit të djathtë kanë folur edhe me tone kundër emigrantëve.

Tetë në 10 persona në Mjolnerparken konsiderohen “joperëndimorë”, dhe personat nga vendet jashtë BE-së – prej Ballkanit dhe Evropës Lindore – hyjnë në atë kategori.

Banorët e lagjes Mjolnerparken kanë thënë se do ta padisin Danimarkën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë./e.t

Të fundit

18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40...

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Lajme të tjera

Web TV