Me përjashtim të Tiranës, që, përtej deklaratave publike, duket më e përqendruar tek kampionati, për të 3 skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, Kupa e Shqipërisë është e vetmja mundësi për një trofe këtë sezon dhe një biletë për në turet eliminatore të Ligës së Evropës sezonin e ardhshëm.
Kështu është edhe për Teutës, teksa shefi i klubit bregdetar, Enid Furxhi, përsëriti se Kupa e Shqipërisë është objektivi parësor i “Djemve të detit”, i vendosur që në fillim të këtij sezoni. Pasi shorti i gjysmëfinaleve i vendosi përballë Kukësit, Furxhiu uron që Kupa e Shqipërisë të vendoset këtë vit në qytetin bregdetar.
“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit, – ka deklaruar zyrtari i klubit bregdetar. – Ky është edhe viti i 100-vjetorit të themelimit të klubit. Për këtë arsye, por, natyrisht, edhe për arsye sportive, për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon”./Bl.Ba/Fjala.al