Merrte tamponet e Covid-19/ Infektohet punonjësi i shëndetësisë në Durrës

Një punonjës i Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit, që u merrte qytetarëve tamponet e koronavirusit, është infektuar nga sëmundja e rrezikshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka dalë pozitiv një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Pas këtij lajmi i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës. Ndërsa pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrëska.ka.ta/Fjala.al/