Skandali me 315 diplomat i zbuluar nga ‘FJALA’/ Ministria e Arsimit, urdhër Konit: Firmosi menjëherë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit i kërkon Universitetit të Tiranës, lëshimin e menjëhershëm të diplomave.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë thotë se, pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që Universiteti i Tiranës të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve.

Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve.

Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT. MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve.

Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.

Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me diplomat përkatëse, menjëherë”,- njoftim Ministria e Arsimit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV