Bujanoc/ Cakaj-shqiptarëve: Pjesëmarrje masive në përsëritjen e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje shqiptarëve të Bujanocit të marrin pjesë në zgjedhjet që do përsëriten në këtë zonë.

Komisioni Zgjedhor Republikan (KZR) miratoi të premten aktvendim për rivotim në 9 njësi zgjedhore në komunën e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare, pa dhënë ndonjë shpjegim detajues.

Cakaj njoftoi se më 1 korrik, në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, duhet të ketë dalje masive në votime dhe mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë.

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar.

Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

Për më shumë, pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë.

Lexo edhe :  Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht,”-shkruan Cakaj. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV