Detaje të reja nga atentati në Shkodër/Sulmohet kushuriri i deputetit socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin të detaje të reja, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku në fshatin Vukatanë, u qëllua me armë zjarri drejt një makine.

 Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në shënjestër të të shtënave, është vënë 30-vjeçari Fatjon Harusha, kushëriri i deputetit socialist në Shkodër, Luan Harusha.

Dyshohet se një femër me motor, ka hapur zjarr drejt të riut, teksa në drejtimin e mjetit bashkë me të, ndodhej edhe një mashkull.

 Policia tha zyrtarisht se orës 12:30, ku në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

 Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Si rezultat i veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

 Aktualisht vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetjes, personin e vendosur në shënjestër të të shtënave. Ra.My. Fjala.al/

Shkodër/ Skena si nëpër filma, atentatorja femër qëllon nga motori drejt mjetit

Të fundit

Gruaja më e moshuar në botë festoi ditëlindjen e 116-të, tregon sekretin e jetëgjatësisë

Ethel Caterham, personi më i vjetër në botë dhe personi më i vjetër britanik i regjistruar ndonjëherë, festoi ditëlindjen...

Edi Rama ka të drejtë ta bëjë këtë debat me gjyqtarët?

Nga Mero Baze Fushata e kryeministrit Rama kundër disa vendimeve gjyqësore që prekin vendimmarrjen e qeverisë ka shkaktuar reagime dhe dyshime lidhur me të ardhmen...

Gjeniu 16-vjeçar braktis kompaninë e Muskut

Kairan Quazi, një djalë vetëm 16 vjeçar me një talent të jashtëzakonshëm dhe një nivel intelektual të rrallë për moshën e tij, ka bërë...

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm lajmi për ndarjen e Artur...

Fëmijëve izraelitë u refuzohet hyrja në një park të aventurave në Francë

Një incident i pazakontë ndodhi në jug të Francës, ku rreth 150 fëmijë izraelitë nuk u lejuan të hynin në parkun aventuror Tyrovol, një...

Lajme të tjera

Web TV