Irlanda ka vendosur të rihapë pub-et pas më shumë se tre muajve për shkak të situatës së pandemisë.
Lokalet që shërbejnë ushqim do të lejohen t’u shërbejnë klientëve, të cilët mund të konsumojnë pije në bar për një orë e 45 minuta, përsa kohë që blejnë një vakt të konsiderueshëm me vlerë nëntë euro ose më shumë dhe u përmbahen rregullave të distancimit shoqëror.
Gjithashtu, do të rihapen kinematë, palestrat, parukeritë, vendet e kultit dhe restorantet.
Rastet e reja ditore ranë në rreth 10-20 në qershor.
Regjimi i rihapjes ndalon qëndrimin në këmbë ose rreth banakut, ndërsa baret që shërbejnë vetëm pije nuk mund të rihapen deri më 20 korrik. Ka.Li/fjala.al