Zaptuan plazhin në Durrës, tre persona nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë vënë nën hetim për zaptim plazhi në Durrës. Nga kontrollet për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, u konstatuan tre subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike plazh, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Pushtimi i tokës”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV