Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, edukatorja e një kopshti ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se e infektuar ka rezultuar edukatorja e kopshtit shtetëror “Skënderbeg” në Lezhë.
Po ashtu pozitiv ka rezultuar edhe i shoqi, i cili shet qofte në një aktivitet të tijin.
Dyshohet se është burri ai që e ka marrë virusin dhe më tej ja ka transmetuar të shoqes edukatore.
Kjo ka bërë që kopshti ku punonte gruaja, të pezullohet momentalisht. Ndërkohë pritet të bëhen tamponë për familjarët dhe kontaktet e të infektuarve.
Gjithashtu 10 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar edhe në Krujë në 24 orët e fundit nga 43 teste të kryera. Një ditë më parë Kruja kishte 13 raste të reja.
Në orët në vijim pritet edhe konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë./Bl.Ba/Fjala.al