“Jo më kufizime udhëtimesh”, BE identifikon 15 vendet e sigurta, Shqipëria mbetet jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet anëtare të BE-së kanë identifikuar një listë me 15 vende të sigurta të botës për të cilat nuk do të kenë më kufizime në udhëtime. Shqipëria dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon janë përjashtuar nga lista për shkak të situatës së përkeqësuar me pandeminë javë e fundit.

Shtetasit nga Shqipëria pritet të mos lejohen të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian të mërkurën, kur unioni do të hapë kufijtë e vet me jashtë pas izolimit disamujor prej pandemisë.

Një listë e përpiluar nga vendet anëtare sanksionon se vetëm 15 shtete jashtë BE-së do të kenë të drejtë lëvizjeje të rregullt drejt destinacioneve europiane pas 1 datës korrik.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, aktualisht rezultojnë vetëm Mali i Zi dhe Serbia, ndërkohë që Tirana, Shkupi dhe Prishtina janë lënë jashtë për shkak të ecurisë epidemiologjike me covid-in.

Për këto vende, secili shtet i BE-së mund të vendosë në mënyrë sovrane për kufijtë e vet.

Mes 15 vendeve të sigurta që do të lejohet të vizitojnë kryeqytetet europiane për qëllime turizmi janë shtetasit nga Australia, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Tajlanda,Gjeorgjia,Maroku, Ruanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Në listën që ka mbështetjen paraprake të vendeve anëtare është lënë e hapur mundësia për edhe për Kinën, por vetëm nëse kjo e fundit heq reciprokisht kufizimet e tanishme për udhëtarët nga BE-ja.

Deri në marrëveshjen e Breksitit, shtetasit britanikë do mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Rusisë janë ndaluar udhëtimet drejt unionit për arsye të shëndetit publik.

Europa numëron rreth dy milionë e gjysmë raste të infeksioneve me koronavirus nga 10 milionë që raportohen në të gjithë botën.

Lexo edhe :  Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom, tha të hënën se politizimi i covidit-19 po shkakton përçarje mes vendeve dhe po dëmton kontrollin efektiv të pandemisë.

“Pyetja kritike që çdo komb duhet t’i shtrojë vetes në muajt që vijnë është si jetohet me virusin. Të gjithë duam që të mbarojë për të vazhduar jetën. Por realiteti i hidhur është se nuk jemi aspak afër mbarimit, dhe me gjithë progresin e arritur, pandemia aktualisht po përshpejtohet.”

Më shumë se 500 mijë persona nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit të kovidit të ri, gjysma e tyre në vetëm katër shtete si SHBA-ja, Brazili, Britania e Madhe dhe Italia./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV