Virusi në Shqipëri/ Humbin jetën 3 persona te Infektivi

113 563 lexime

77,322FansaPëlqeje

Në komunikatën e saj ditore, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 3 persona kanë humbur jetën për shkak të koroanviursit në vendin tonë.

Viktimat janë një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71-vjeçar nga Tirana si dhe një 85-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë ditën e sotme janë regjistruar 69 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Njoftimi:

25 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Lexo edhe :  Federatat kërkesë UEFA-s, Shqipëria dhe Kosova me kupë të përbashkët

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)

Testime totale 27034

Raste pozitive 2535

Raste të shëruara 1459

Raste Aktive 1014

Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan

1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370

Durrës 212

Shkodër 156

Vlorë 106

Fier 49

Lezhë 43

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 6

/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Merret me biznes dhe është zeshkan”, Liberta Spahiu zbulon të dashurin

Moderatorja Liberta Spahiu është një nga emrat më të pëlqyer të showbizit kosovar. Ajo ka zgjedhur që përmes një...

Kodi i ri zgjedhor, Gjiknuri: Gati drafti, nesër dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit

Sot më 30 qershor është hartuar drafti sa i përket reflektimit të ndryshimeve në reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, u...

Basha takon dy ish-zyrtarët nga Kosova: PD do jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot në selinë blu dy ish-zyrtarë të lartë nga Kosova. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Kuvendit të...

“Nuk të them dot lamtumirë”/Nora Malaj humb njeriun e shtrenjtë, i dedikon fjalë prekëse

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, me anë  të një postimi në rrjetin social ka treguar se sa e hidhur është ndarja nga jeta, pasi...

Përfaqësueset rajonale, Dama: Po vëzhgojmë elementë për Kombëtaren U-15

Ekipet përfaqësuese të zonës rajonale Elbasan kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me tri grupmoshat e ditëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008. Fëmijët e përzgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV