Përdorni këto truke për të shkrepur foton perfekte

Blogere dhe influencuese të ndryshme përdorin shpesh kënde të caktuara, ndriçim të shkëlqyeshëm dhe truke për t’u dukur perfekte në fotot që postojnë në Instagram.

Ndaj një blogere e famshme e Instagramit ka treguar se sa ndryshim mund të ketë një foto falë ndriçimit të duhur, për të mbuluar celulitin pa përdorimin e Photoshop-it ose filtrave.

Danae Mercer, një gazetare dhe influencer që jeton në Dubai, publikoi një fotografi në Instagram-in e saj duke treguar trupin me bikini dhe duke pozuar në dysheme.

Në imazhin e parë, Danae e pozicionoi qëllimisht trupin e saj, që të pasmet të qëndronin në hije ndërsa ndriçimi i butë e fshehu celulitin e saj dhe fshiu pjesën më të madhe të defekteve.

Por, ajo tregoi më pas me një foto të dytë sesi duket në realitet trupi i saj, kur kofshët dhe të pasmet ekspozohen nën rrezet e diellit dhe përfundimi është shokues.

Danae, e cila krenohet me më shumë se 750 mijë ndjekës, shpjegoi se ishte kryesisht ndriçimi që fshihte celulitin e saj dhe strijat. Ka.Li/fjala.al