Tiranë, makina përplas një këmbësor

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në rrugët e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një këmbësor ende të paidentifikuar.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, teksa policia po kryen veprimet e rastit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al