Aksi Milot-Fier/Teliti: Pas kompanisë greke janë shqiptarët që pastrojnë paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike pretendon se nuk ka asnjë tender ndërkombëtar për projekti i ndërtimit të rrugës Milot-Fier duke pretenduar se fituesi është paracaktuar.

Eksperti i ekonomisë i PD-së Dorian Teliti deklaroi sot se është përdorur një kompani greke pas së cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë që pastrojnë paratë.

Deklarata e plotë e Telitit

”Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar.

Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Binzeset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.

Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.

Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje.

Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.

Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.

Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Pas dy vitesh pritjeje, publikohet traileri i sezonit të dytë të serialit ‘Wednesday’

Më në fund, pas dy vitesh pritjeje, publikohet traileri për sezonin e dytë të serialit "Wednesday", i cili do...

“O liri, o vdekje”, Meta mesazh nga burgu: PL rol historik në zgjedhjet e 11 majit

Teksa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, u ka dërguar...

Agron Shehaj: Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur

Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, deklaroi se “Mundësia” nuk ka si...

Rivlerësimi i pronave, në gjysmën e dytë të vitit! Kategoritë që përfitojnë!

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë...

Parashikimi i “The Economist”: Amerika, drejt një tronditjeje të fuqishme ekonomike

Arsyet pse efektet e politikës agresive tarifore të Donald Trump nuk janë reflektuar ende plotësisht në treguesit ekonomikë të SHBA-së, shpjegon artikulli i sotëm...

Lajme të tjera

Web TV