Tjetër shqiptar i Kosovës në aktakuzë për krime lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.

“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.

Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka thënë se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për krime lufte në fshatin Rudicë.

Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë për Radion Evropa e Lirë, nuk përmenden detajet se për cilin krim bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën krime lufte.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

la.mi.Fjala.al

Të fundit

Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

David French dhe Megan K. Stack shpjegojnë pse premtimet e shumta të Trump për të përfunduar konfliktin “për 24...

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit përjetonin magjinë e filmit....

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Lajme të tjera

Web TV