Kapet sasia rekord me pilula droge, vlente 1 mld euro

Është bërë i mundur sekuestrimi i 14 tonë pilula amfetamina nga Policia Italiane  të cilat ishin prodhuar nga ISIS në Siri.

Pas operacionit të kryer nga Guardia di Finanza u gjurmuan tre kontenierë të dyshuar në portin e Salernos në jug-perëndim të Italisë dhe u gjetën 84 milion pilula më një vlerë prej 1 miliardë euro.

Ngarkesa ishte fshehur brenda cilindrave të letrës të destinuara për përdorim industrial është bërë me dije nga CNN.

Sipas hetuesëve kjo është ngarkesa më e madhe e drogës në botë për nga vlera dhe sasia.

Komandanti Domenico Napolitano, kreu i policisë financiare për qytetin e Napolit, tha për CNN se droga ishte e fshehur mirë dhe skanuesit në port nuk i zbuluan ato.

“Ne përgjuam thirrjet telefonike dhe anëtarët, kështu që ne dinim se çfarë prisnim”- tha me tej ai.

Pilulat mbanin logon “Captagon”, qe konsiderohet ndryshe dhe si “droga e xhihadistëve”. /Ra.My. Fjala.al/