17-vjeçari Artin Basha nga lagja Kombinat i Tiranës mbeti viktimë më 2 korrik 1990 teksa po tentonte të futej në ambasadën gjermane. Ai u qëllua me dy plumba pistolete nga një person i panjohur zyrtarisht por që dyshohet se ka qenë polic.
Djaloshi hipi në mur me qëllimin për të përfunduar brenda, por një plumb e shoqëruar me një krismë të thatë e goditi nga prapa në kurriz, duke i shkaktuar një plagë me dalje në hije. Trupi ra në pjesën e oborrit të Ambasadës Gjermane.
Njerëzit që ishin aty afër shpejtuan t’i japin ndihmën e parë me mjetet rrethanore në ambasadë, por Artini po humbte shumë gjak. Atëherë vetë ambasadori vuri në dispozicion makinën dhe trupi i Artinit u dërgua në spital. Në mbrëmje ai iu nënshtrua operacionit në spitalin kirurgjikal të Tiranës, i cili zgjati 4 orë. Një javë më pas, të hënën e 9 korrikut 1990, ndërroi jetë në spital.
“Fjala.al” po publikon për herë të parë veshjet e trupit që kishte 17-vjeçari Artin Basha në momentin kur u qëllua teksa po tentonte të futej në ambasadën gjermane.
/En.Br./Fjala.al