Në tavolinën e Z. Ruçi, pas disa kandidaturave të cilat u rrëzuan nga kjo mazhorancë, Presidenti vendosi kandidaturën e Arben Shehu për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë me votim e kësaj kandidature tregoj se kësaj radhe mazhoranca, do të kishte tjetër qasje.
Natyrisht, edhe kjo kandidaturë e dekretuar nga Z. Meta, përveçse është një gjetje dhe zgjidhje e arrirë nga çdo këndvështrim përjashto atë politik, më shumë se sa një gjetje apo zgjidhje për këtë institucion, është një provë dhe argument i “luftës” së tej zgjatur, midis mazhorancës dhe Presidentit. Kjo figurë, duket sikur ka krijuar qetësi e heshtje të plotë të mazhorancës, si asnjëherë ndaj figurave të tjera, për poste të ndryshme të dekretuara nga Presidenti Meta gjatë mandatin e tij. E vërteta, është se nuk është kjo figurë e dekretuar nga Presidenti për postin e KLSh-së që thyen akullin, një urë bashkimi, apo shuarje e “armiqësisë” midis maxhorancës dhe institucionit të Presidentit, por është tregues që e vërteta do i nxjerri vonë këmbët.
Kësaj radhe, Z. Meta kërkon dhe shpreson në një “fitore”, duke e bazuar vërtet në vlerat, kontributin dhe risitë e Z. Arben Shehu, duke i djegur të gjitha kartat e mundshme që mazharonca ta rrëzojë. Me siguri, Z. Meta është futur në këto momente në këtë betejë, ku më shumë është i garantuar, se ka më të sigurt “fitoren” sesa “humbjen”. Votimi i këtij dekreti, vërteton në aparencë të drejtën e “luftës”, në lidhje më dekretimin e kandidaturave.
Dekretimi i kësaj kandidature, tregon se kur një President në ushtrimin e funksionit të tij është serioz, institucional dhe mendon realisht për atë që nënshkruan dhe duhet nënshkruar, dekreti nuk gjen kundërshtim, pavarësisht “pëlqimit” të maxhorancës… E njëjta gjë duhet të jetë edhe për shumicën Parlamentare, e cila duhet të vendosi interesat e vendit mbi të gjitha nga roli i institucioneve, jo ato të benefiteve si mazhorancë. Duhet t’i themi fund një herë e mirë sloganit dhe praktikës së deri më sot: Duhej miratuar, jo se e ka caktuar Presidenti dhe ai është “yni”, por se vërtetë duhet miratuar. Sikurse, s’duhej “rrëzuar”, sepse e ka dekretuar Meta, që realisht nuk është “yni” .
Këtë dekretim para se ta quajmë fitore të njërit apo tjetrit, duhet ta quajmë vlerësim dhe mirënjohje për Presidentin Meta, për politikën institucionale, për vetë mazhorancën, për PS-në. Kjo figurë është një tregues, se kur duan politika dhe politikanët, dinë të bëjnë gjetje dhe zgjidhje, duke mos lënë të themi, si herët e tjera: – “Po, kaq budallenj qenkan!”… Z. Arben Shehu, para se të jetë një figurë e pëlqyer nga PS-ja, apo politika, edhe pse e pëlqyer nga Z. Meta, pikë së pari është një figurë e dashur, e respektuar, që vlerësohet në qarqet akademike, intelektuale dhe ato mësimdhënie. Performanca, statura por dhe veprimtaria si intelektual, akademik, janë një faktor që e detyron manxhorancën të mendohet mirë para se të marrë një vendim…
Me siguri PS-ja dhe grupi i saj parlamentar, nuk mund të jenë në një mëndje, si edhe herët e tjera, por votimi i Z. Arben Shehut nuk është thjeshtë një vlerësim për individin, apo një mbyllje sysh e votim se s’duhet të vazhdojmë të jemi problematik si manxhorancë për bllokimin e institucioneve të pavarura. Ky votim, nuk është as objekt i hapjes së plagëve të reja, apo i mbylljeve të tyre në luftën, përtej asaj politike, midis Z. Meta dhe Rama, nuk është as votim kortezie për një përfaqësues të partisë dhe të maxhorancës. Votimi i tij, tashmë është një vlerësim për punën, i vlerave, i kontributeve, i staturës dhe performancës së tij. Kandidatura e tij, duhet vlerësuar dhe për progresin apo risitë që sjell për PS-në, për institucionin e Presidentit. Është një vlerësim i munguar, i harruar, i shpërfillur deri më tani, për intelektualët, akademikët, njerëzit që vërtet kanë potenciale dhe aftësi ti japin atë që i duhet vendit, por jo t’i marrin edhe atë që i ka mbetur si deri më sot.
Votimi i Arben Shehut, më shumë se sa personal, është i rëndësishëm dhe një vlerësim për gjithë armatën e intelektualëve, është një shpresë që ata të mos mendojnë të ikin nga vendi se janë të pa përfillshim… Statura e Arben Shehut, kompletimi i tij si intelektual, si akademik, si njeri i letrave, pse jo dhe i mediave, si veprimtar i drejtpërdrejtë në botën akademike, duke mos qenë as edhe një herë pjesë aktive e qeverisjes, apo politikës, nuk besoj se lë hapësirë për dilema tek manxhoranca, për të vënë në mëdyshje votimin e dekretit. Integriteti i gjithanshëm, pastërtia e figurës, devotshmëria që e karakterizon, nuk lënë hapësira dhe mundësira për dualitet mendimi jo vetëm tek maxhoranca, por as në individë të veçantë…
Personalisht, nuk kundërshtoj apo vë në mëdyshje të drejtën legjitime, morale dhe forcën e kartonit të manxhorancës, për ta votuar këtë kandidaturë. Votimi i tij, është pa dyshim një tregues, risi pozitive për politikën dhe manxhorancën në veçanti, sidomos kur kërkojmë të mirë plotësojmë kushtet dhe kriteret për integrimin në BE, kur prioritet nuk janë militantët partiakë, por intelektualët e teknicienët, njerëzit me vlera dhe me kontribute në fushën profesionale.
Pa dyshim, që kandidatura e zotit Arben Shehu, nuk është e vetmja apo më e arrira, por mendoj se është e duhura, pa nënvleftësuar të tjerat. Megjithatë, do ishte në nderin e kësaj maxhorance dhe të këtyre parlamentarëve, që të tregonin seriozitet, vlerësim, e përkushtim ndaj mandatit që mbajnë si ligjvënës të këtij vendi. Ata, duhet ta votojnë këtë dekret, pavarësisht qejf mbetjeve e projekteve në sirtar, apo premtimeve partiake, duke i dhënë fund mundësive për kriza politike e bllokime institucionale…
Nëse Z. Arben Shehu, do të ulet në karrigen e kreut të KLSH-së, është dhe një garanci dhe siguri për punën dhe produktin e deritanishëm të realizuar nga Z. Bujar Leskaj, i cili i dha këtij institucioni tjetër dimension, tjetër përformancë, tjetër ngjyrë. Duke e shkundur njëherë e mirë nga e shkuara.
Përfundimisht, pavarësisht rezultatit apo fituesit, “triumfit” në luftën midis Mazhorancës dhe Presidentit në Shqipëri, votimi i Arben Shehut për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është gjetja dhe zgjidhja më e mirë, është risi në politikën Shqiptare.
Më pas, le t’ia lëmë Benit në dorë… Nëse, vërtetë e meriton…
/En.Br./Fjala.al