Garimi i sportistëve të Kosovës në Beograd, realitet brenda vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej skepticizmit, pritet të bëhet realitet brenda vitit në dy Botërorë, në mundje dhe boks. Mund të duket si e pamundur, por brenda pak muajsh mund të bëhet realitet dhe sportistët e Kosovës mund të garojnë jo në një, por në dy veprimtari madhore ndërkombëtare, që do të mbahen pikërisht në kryeqytetin serb.

Federata Botërore e Mundjes (FILA) ia ka besuar Serbisë organizimin e Kampionatit Botëror të këtij sporti, i cili është parashikuar të mbahet në fillim të muajit dhjetor të këtij viti në Beograd.

Ndërkohë, në Beograd do të organizohet edhe Kampionati Botëror i Boksit, veprimtari kjo e parashikuar të mbahet gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. Si në Federatën e Mundjes së Kosovës (FMK), po ashtu edhe në atë të Boksit (FBOXK) kanë paralajmëruar se do t’i dërgojnë sportistët e tyre për të marrë pjesë në këto dy ngjarje të mëdha ndërkombëtare në Serbi.

Edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) kanë këmbëngulur se ka ardhur koha që sportistët kosovarë më në fund të marrin pjesë në ngjarjet e mëdha që organizohen edhe në Serbi. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes, Genci Fazlija, ka thënë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar që Kampionati Botëror për Të Rritur do të mbahet në Serbi.

Megjithatë, ai ka këmbëngulur se mundja e Kosovës do të bëjë kërkesë për pjesëmarrje. “Kampionati botëror për Të Rinj duhej të mbahej në shtator, në Beograd, por është shtyrë sepse nuk është mbajtur ende Kampionati Evropian i kësaj grupmoshe”, – ka deklaruar ai për mediat e Prishtinës.

“Ende nuk na ka ardhur informacioni që Kampionati Botëror për Të Rritur do të mbahet në Serbi. Nëse organizohet, në varësi edhe të epidemisë së virusit korona, besoj që do të marrim pjesë, sepse me të rriturit kemi marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në shkurt në Itali. Por, ende nuk kemi informacion që do të mbahet dhe po ashtu edhe në kalendarin e garave ende nuk e kanë vendosur, prandaj të shohim”, – ka përfunduar Fazlija.

Lexo edhe :  VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Megjithatë, përtej pikëpyetjeve, duket se garimi i sportistëve të Kosovës në Beograd është një realitet i pashmangshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Lajme të tjera

Web TV