Ndryshon ceremonia e betimit për shtetasit e rinj amerikanë, shkak pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonitë e marrjes së shtetësisë për qytetarët e rinj amerikanë, që mbahen çdo muaj në Los Anxheles janë më të mëdhatë në vend. Në fund të marsit, mes pandemisë së koronavirusit, Agjencia për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit, filloi të shtyjë ceremonitë për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit. Por pas tre muajsh, zyrtarët e agjencisë kanë gjetur një mënyrë krijuese për ceremoninë.

Për shumë imigrantë, dita kur marrin shtetësinë është një moment i shënuar, sidomos falë një ceremonie solemne natyralizimi.

Këtë vit, qind banorë të Los Anxhelesit, u detyruan të prisnin, pasi ceremonitë e tyre u shtynë.

Por meqenëse lista u zgjerua shumë nga koronavirusi, të gjithë qytetarët e rinj, po e bëjnë betimin pa dalë nga makina.

Majid erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Irani në vitin 2012, pasi fitoi llotarinë. Ai tha se nuk ishte e lehtë të përshtatej me një kulturë të re dhe të mësonte një gjuhë të re, por ia vlente. Tetë vjet më pas, ai me krenari bën betimin si shtetas amerikan.

“Habitem që shoh kaq shumë njerëz. Në fillim kisha dëshirë të shkoja në Los Angeles, sepse do të kishte një atmosferë hareje dhe më pëlqen hareja! Edhe kështu, mirë është. Jam i lumtur, po duket sikur kam ardhur të porosis nga McDonald”, thotë ai.

“Kisha ëndërruar dhe imagjinuar gjithmonë të isha në një stadium të madh, me një përshëndetje nga presidenti dhe të ishte një aktivitet madhështor ku të visheshim bukur! Por edhe kështu është mirë sepse nuk pati vonesa”, thotë Murati.

Qytetarët e rinj, duhet të hyjnë me makinë në një parkim të veçantë, ta kthejnë radion në një frekuencë ku dëgjojnë fjalimin e presidentit dhe himnin amerikan, pastaj një përfaqësues i agjencisë së imigracionit, bën disa pyetje. Më pas bëjnë betimin pa dalë fare nga makina.

Lexo edhe :  “Ringjallet” ujku/ I zhdukur mijëra vite më parë, rikthehet falë modifikimit gjenetik

“Po përpiqemi të ofrojmë një përvojë sa më të veçantë, me situatën që kemi. Shpresojmë që me flamujtë që i kemi vënë kudo, me zyrtarët vërtet të lumtur që shohin gjithë këta njerëz, të jetë një moment i paharrueshëm, por thjesht ndryshe”.

Ceremonitë e betimit me makina që zgjasin më pak se 10 minuta, filluan në mes të qershorit dhe mbi 250 vetë betohen çdo ditë.

“E kuptoj që për sigurinë e njerëzve dhe sigurinë time, situata ka ndryshuar. Prandaj e vlerësoj, e vlerësoj procesin, sa shpejt u bë. Thjesht jam mirënjohëse që më në fund jam amerikane!” thotë Deisy.

Për shumicën e njerëzve, pavarësisht se sa e pazakontë ceremonia, rezultati është i njëjtë: ata marrin një pasaportë blu amerikane.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV