Si ju iku policisë dhe ju fsheh poshtë makinës Ilir Xhepaj, e mbërthyen tek kompleksi “Demneri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Xhepaj, kërkohej për dy atentate në Laç. I iku policëve nga kafja dhe shkoi u fut poshtë një makine, duke çorientuar grupin e agjentëve.

Ilir Xhepaj (Lika), njeriu që kërkohej nga policia e Laçit për dy atentate ndaj Zef Marku, Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit, strehoej në një apartament pranë kompleksit “Demneri” në Tiranë. Gjatë kohës që policia ushtronte kontrolle në Laç dhe zonën e Lezhës, Ilir Xhepaj, rrëkej mes ambjenteve të kompleksit “Demneri” në Tiranë, ku dhe kishte marë një shtëpi me qera.

Por situata e qetë për të, ka ndryshuar në mbrëmjes së ditës së shtunë, ku në 26 qershor 2020, agjentët e policisë, kishin rrethuar zonën dhe mbanin në mbikqyrje të gjitha lëvizjet. Ilir Xhepaj, ishte në një nga kafet e këtij kompleksi, ku ka kuptuar praninë e efektivave të policisë, të cilët nuk po ja ndanin sytë.

Burime për “Fjala.al” thane se Xhepaj është ngritur nga tavolina dhe ka filluar të vrapojë me shpejtësi, ndërkohë agjentët i janë vënë nga pas.Nga pamjet filmike të bizneseve të zonës, duket qartë se Ilir Xhepaj, ka mundur të shkëputet me shpejtësi nga vëzhgimi i policisë, dhe të fshihet pa u vënë re pikërisht në këtë vendin këtu, që po shihni në këtë foto.

Xhepaj, ka mundur të hyjë poshtë makinës dhe askush nga policët nuk e ka vënë re këtë gjë. Rreth 13 policë, kanë qëndruar aty duke kontrolluar dhe garazhin e pallatit, pasi kishin dyshime se njeriu që ata kërkonin Ilir Xhepaj, ishte fshehur brenda në ambjentet e garazhit. Por jo, kërkimi ka qënë pa rezultat.

Ilir Xhepaj, dukej sikur i kishte avulluar pasi nuk dallohej asnjë gjurmë e vendodhjes së tij. Teksa policët qëndronin në sheshin e pallatit dhe diskutonin mundësitë e drejtimit të zhdukjes së Ilir Xhepaj, ky i fundit në fakt qëndronte poshtë këmbëve të tyre, pikërisht shtrirë barkas poshtë një makine.

Lexo edhe :  LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Ka qenë kontrolli i një polici nga poshtë makinave që ka zbuluar prezencën e Ilir Xhepaj, pikërisht në vendin ku ata po qëndronin. Xhepaj është paralajmëruar që të mos bëjë asnjë lëvizje dhe mos qëllojë me armë. Sapo ka dalë nga poshtë makinës, ai është arrestuar dhe më pas hipur në një automjet të Grupit të Operacioneve Speciale, duke e transportuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të...

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

“Doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

“Dua të bëhem mjeke, por kur talebanët erdhën në pushtet, të gjitha dyert e shkollave u mbyllën,” rrëfen një vajzë adoleshente që ndjek mësimet...

Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Koas në qarkullim, pezullohen fluturimet

Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Autoritetet kanë lëshuar disa paralajmërime dhe u...

Lajme të tjera

Web TV