Vllaznia bën detyrën dhe merr 3 pikët në Gjirokastër, i dhuron Dedjes fitoren e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqeblutë i dhurojnë trajnerit Dedja fitoren e parë, mbajnë gjallë shpresat për vendin e 7-të. Vllaznia ka rigjetur më në fund fitoren pas mëse një muaji dhe plot 7 ndeshjesh në Kupë dhe në kampionat, duke mundur minimalisht Luftëtarin në Gjirokastër dhe duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve, një më tepër sesa Bylisi i vendit të 7-të, që të hënën ka një sfidë të vështirë në fushën e vet me Partizanin.

Kjo ishte edhe fitorja e parë e skuadrës shkodrane nën drejtimin e trajnerit vendas Hysen Dedja. Ishte një ndeshje e mbizotëruar nga shkodranët ajo që u luajt në Gjirokastër. me të besuarit e Hysen Dedes që kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës së gjirokastriteve, që kishin rënë më herët edhe matematikisht nga Kategoria Superiore.

Fati i kësaj ndeshjeje u vendos 6 minuta para fundit të pjesës së parë, kur një harkim i saktë i Gilman Likës u përcoll në rrjetë nga braziliani Zhunjor. Pjesa e dytë ka qenë e luftuar, me Vllazninë që bën një vëllim më të madh loje dhe me gjirokastritët që sidoqoftë përpiqen dhe e vënë në vështirës skuadrën mike. Asnjëra nga skuadrat nuk arrin ta gjejë më rrugën e rrjetës dhe shkodranët bëjnë detyrën, duke marrë 3 pikët që mbajnë gjallë shpresat për të shmangur “play-out”-in me Kategorinë e Parë në përfundim të sezonit të rregullt./Fjala.al

Të fundit

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV