Kukësi i jep një mësim Tiranës, fiton 2-1 dhe mban hapur garën e titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte cilësuar në fakt si treni i fundit dhe Kukësi nuk e ka lënë atë t’i ikë, duke mundur Tiranën me rezultatin 2-1 dhe duke mbajtur kështu të hapur garën për titullin e “kampiones”. Supersfida midis bardhebluve dhe verilindorëve, e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit është vendosur në favor të Kukësit, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Kukësianët kanë javë që mbetet në ndjekje të bardhebluve në luftën për titullin kampion dhe ndeshja e sotme ishte shansi i tyre i fundit për të mbetur në lojë për kurorëzimin si “kampion”.
Po kështu, ky duel ishte edhe për Tiranën një mundësi e mirë për të “vrarë” përfundimisht kampionatin, pasi fituar me shifrat 3-0 ose 3-1, do të shpallej që sot “kampion”, por edhe shumangur humbjen, do ta kishte të finalizuar sigurimin e titullit të 25-të në historinë 100-vjeçare të klubit.

Në atë është një përkim i këndshëm, të dy ekipet drejtohen nga ish-portierë, të cilët si lojtarë e kanë provuar shijen e kampionit dhe tani duan këtë ndjesi ta provojnë edhe si trajnerë. Pa dyshim, përtej humbjes së sotme, më pranë është Emanuel Egbo.

Por Orges Shehi, i cili mori drejtimin e Kukësit pas largimit të Shpëtim Duros, ka treguar sot se ai dhe skuadra e tij nuk janë dorëzuar ende. Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ku Batha dhe Doka kanë qenë dy mungesat e rëndësishme të bardhebluve, ndërkohë trajneri Shehi nuk ka patur në dispozicion golashënuesin Vasil Shkurtaj ka qenë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që e kanë kërkuar golin, duke ndërtuar, por edhe duke shkuar dëm raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës.
Për rrjedhojë, 45 minutat e para të kësaj përballjeje janë mbyllur në barazim 0-0, ndërsa fillimi i atyre të dytave, ka parë nga një rast të shpërdorur nga secila skuadër, fillimisht nga Tirana, e më pas nga Kukësi. Por verilindorët do të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, kur Kuperi, i harruar brenda zonës mposht portierin Lika, duke i kaluar verilindorët në epërsi. Tirana është e tronditur nga goli dhe nuk arrin të dalë dot në lojën e saj dhe, 6 minuta para fundit, Kukësi gjen edhe golin e dytë. Valon Ethemi realizon me një goditje mjaft të zgjuar, duke mposhtur gardianin bardheblu.

Lexo edhe :  Rekord dhe gola, Kolo Muani menjëherë vendimtar te Juventusi

Shpërthen festa në kampion verilindor dhe dy minuta më pas, shpëton për mrekulli porta bardheblu, pasi ka ardhur një tjetër mundësi shënimi për Kukësin. Por shtylla i mohon golin e 3-të Kristal Abazajt, pas një kundërsulmi vrastar, ashtu sikundër i mohon golin edhe Limajt në minutën e 90-të, teksa Tirana rrezikon gjithçka për gjithçka. Dhe, në minutën e 4-t shtesë, nga 4 të tilla, Majkëll Ngo gjen rrugën e rrjetës në sekondat e fundit të lojës, duke mos falur brenda zonës. Por koha nuk mjafton për bardheblutë, pasi është shumë pak dhe shumë vonë.
Gol i britanikut që vlen sa për statistikë, pasi Kukësi e fiton takimin 2-1. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi. Bardheblutë kryesojnë në kuotën e 65 pikëve, por tanimë janë vetëm 6 pikë larg verilindorëve, kur kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë. Duhet theksuar se të dy ekipet janë në lojë për të dy trofetë, titull “kampion” dhe Kupë Shqipërie. Ndërkohë, për ish-portierin kampion të Skënderbeut, Shehin, kjo fitore e sotme, por edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë me Kukësin do të ishte një shans për t’u konfirmuar si trajner, por edhe për të përmbushur kushtin e presidentit Gjici, i cili ka kërkuar që të fitojë të paktën njërin nga trofetë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV