Vetëflijimi në Kombinat/Gazetarja: Blerta po fsheh emrin e sektit që i çoi drejt vetëvrasjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar në familjen Josifi do të përballet sërish me Prokurorinë”, deklaroi sonte gazetarja Anila Hoxha.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, Hoxha tha se Blerta nuk tregon detaje në lidhje me sektin që i ka orientuar drejt kësaj ngjarjeje që u kthye në horror.

Ndërkohë, gazetarja shtoi se Blerta tregon se si u angazhuan në Kishën Ungjillore, në Dëshmitarët e Jehovait, por stepet dhe shmanget kur bëhet fjalë për të treguar emrin e sektit që i përkushtoheshin.

“Vajza do të përballet sërish me Prokrurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshihet se ajo….Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se në cilin sekt bënin pjesë dhe se kur kanë marrë pjesë vitet e fundit. Ajo është shmangur për të thënë emrin. Tregon se si u angazhuan në kishë, se si u ftuan nga tezja për t’u larguar, por fsheh emrin e sektit. Blerta thotë që ‘ishim të angazhuara për të shkuar në rrugën e Zotit’,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes.

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Lexo edhe :  Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV