12 orë punë/Shihni si përfundojnë rrobat e infermierit që shërben në Klinikën Infektive-VIDEO

Një video emocionuese ka bërë xhiron e mediave kosovare, ku shihet një infermier që punon në Kliniëkn Infektive, që kujdeset për të prekurit me koronavirus.

Bëhet fjalë për infermierin nga Skenderaj, Senad Syla, i cili përmes një videoje ka treguar për punën e madhe që bën personeli mjekësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Në pamje shihet se rrobat e infermierit pikojnë ujë nga puna 12 orëshe.