Dy profesorët e UMSH-së, promovojnë librin “Kriza ekonomike në kohën e Koronavirusi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kriza ekonomike në kohën e Koronavirus”. Me një titull po aq aktual sa situata e Pandemisë së COVID 19, u promovua sot libri i dy profesorëve të njohur të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ekspertë të ekonomisë,  Akademik,  Prof. Dr,  Anastas Angjeli dhe Prof. Dr. Adrian Civici.

“Mes dhjetëra pyetjesh  që erdhën si pasojë e pandemisë së Covid 19, libri përmban dy mesazhe të rëndësishme, të cilat mendoj se janë më të vlefshmet për të gjithë ne. Së pari njeriu qëndron mbi ekonominë dhe asgjë më shumë se kriza e shkaktuar nuk e dëshmon këtë. Duke vendosur njeriun në qendër, duke i dhënë aksesin maksimal për shërbimin shëndetësor ne mund të përballojmë sfidat e mëtejshme. Së dyti, nevoja e strategjive afatshkurtra dhe afatgjata për ringritjen e ekonomisë pas krizës janë domosdoshmëri dhe kërkojnë bashkëpunim të gjerë të gjithë institucioneve dhe aktorëve”, u shpreh në fjalën e tij, themeluesi i Universitetit Mesdhetar, njëri prej autorëve të librit “Kriza ekonomike në kohën e koronavirus”.

Të pranishmit në ceremoni vlerësuan këtë libër si një input të rëndësishëm me përgjigje për disa nga sfidat me të cilat po përballet jo vetëm Shqipëria por e gjithë bota shkaktuar nga virusi i rrezikshëm. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se libri vjen si kontribut për masat që po merren në zbutjen e krizës e cila nuk do jetë e shkurtër. “Në fakt nuk ka kohë më të mirë për të lexuar këtë libër, i cili i jep një input të vlefshëm jo vetëm institucioneve për vijueshmërinë e gjithë nismave për të përballuar krizën, por për të parë përtej situatës së tejkalimit të kësaj emergjence”, u shpreh Ministrja Denaj.

Librin e vlerësuan gjithashtu guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, Akademiku Shaban Sinani dhe figura të tjera të njohura të ekonomisë e politikës.

Lexo edhe :  Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka qenë tepër aktiv me stafin e tij akademik  me analiza e studime të detajuara mbi situatën e krijuar duke ofruar edhe një sërë zgjidhjesh afatgjata që kërkojnë kontributin e të gjithë aktorëve të shoqërisë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV