Koliqi e Camaj agjentë? Auron Tare: Ja ku i gjeni dokumentet e CIA-s nëse mendoni se ka shtrembërim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E shkuara e shkrimtarëve Ernest Koliqi e Martin Camaj, nëse kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja, pas publikimit të dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ka hapur shumë debate në publik.

Studiuesi Auron Tare, tregon përmes një mesazhi në “Facebook” se ku ndodhen Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan, ndërsa tregon edhe rrugën si mund të gjenden ato.

Për autenticitetin e materialit të botuar jam përgjegjës publik. Ne se ndokush pretendon se në këto materiale ka shtrembërimi apo material jo te vërtetë përgjegjësia bie mbi mua”, shkruan mes të tjerash studiuesi.

Mesazhi i plotë studiuesit Auron Tare:

Ne interesim te te gjithe gazetareve apo studiuesve qe ditet e fundit jane perfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund tju them se:

Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne

700 Pennsylvania Avenue, NË. Ëashington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo.

Per te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nepermjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merni miratimin dhe pasi te paraqiteni me karten e duhut mund te kerkoni Dosjet. Rekomandimi nga nje Institucion shkencor eshte i rekomandueshem per akses me te menjehershem.

Per Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives

Keë, Richmond, Surrey, TË9 4DU

Dosjet e periudhes se Luftes jane te Deklasifikuara. Disa Dosje per Operacionet kunder Shqiperise ne periudhen 48-59 ende nuk jane hapur.

Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara deshiroj tju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja tju bej me dije se

me interesimin e nje studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate per ceshtjet e historise se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektesi me jane vene ne dispozicion per njohje nje seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Cam” Komiteti Shqiperia e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.

I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndersa Dosja e Koliqit ende eshte ne perpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditesh kam shfrytezuar te gjithe materialin e konsultuar paraprakisht ne keto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit eshte hedhur ne CD per tu terhequr prej meje.

Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar perpara 10 ditesh per tu paraqitur per marjen e materialit. Jam paraqitur sot per ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Per cdo informacion te metejshem mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua. Ju faleminderit.

la.mi/Fjala.al

Lexo edhe :  "Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!"/ Dy kryebashkiakë i thonë "JO" ultimatumit të Ramës

 

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV