Virusi rikthehet në fushë/Dy futbollistë të Partizanit rezultojnë pozitiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ardhur pikërisht në një moment mjaft të papërshtatshëm, para zhvillimit të derbit me Tiranën.

Në një njoftim për shtyp, 16-herë kampionët e Shqipërisë zbulojnë se dy lojtarë janë infektuar me koronavirus dhe ata janë Deian Boldor dhe Besnik Ferati. Futbollisti tjetër i të kuqve Amir Bilali rezultoi negativ në testin e fundit të kryer.

Gjithashtu, sipas klubit të Partizanit, lojtarët Boldor dhe Ferati janë vetëizoluar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Njoftimi i plotë

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor te Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1390646074463118

 

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV