Shkodran Mustafi me plagë në fytyrë, ja përplasja e fortë ku i mori -VIDEO

Ajo që u duk si përplasje e lehtë, duket se ka lënë pasoja për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Mbrëmjen e kaluar, mbrojtësi  shqiptar Shkodran Mustafi u përplas keq me futbollistin Jamie Vardy të Leicester.

Dyshja e futbollistëve u përplas në një dyluftim për topin.

 

Mustafi ndau një foto nga ndeshja ku shihej fytyra e tij e dëmtuar së bashku me mesazhin: “Nuk ka asgjë më të dhimbshme sesa të mos fitosh një ndeshje që meriton të fitosh”.

Tifozët në internet u ndjenë të indinjuar që Jamie Vardy ishte i pandëshkuar.

la.mi/Fjala.al