Braçe publikon foton dhe kritikon mjekun: S’mbahet maska ashtu, nuk ka asnjë vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri, Erjon Braçe ka publikuar një foto të një mjeku me veshjen mbrojtëse kundër COVID-19, por që sipas tij doktori nuk e mban maskën në mënyrën e duhur.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe u tregon qytetarëve se si duhet ta mbajnë maskën dhe të mos ndjekin shembullin e mjekut që sipas tij është i ekspozuar dhe mund të infektohet.

“Joooooo! Maska nuk mbahet siç e mban ky doktor! Nuk ka asnjë vlerë po e mbajte kështu, je i ekspozuar, mund te infektohesh!

Pa asnjë diskutim që maska është jetike tani, për gjithkënd, në çdo moshë, në ambiente të mbyllura, më shumë njerëz e pa distanca;

Por jo kështu! Duhet mbuluar hunda e goja, ndryshe nuk ka asnjë vlerë! Mjekët janë ata që e dinë fare mirë këtë, ata duhet të edukojnë çdokënd!”, shkruan zv.kryeministri.

Më tej numri dy i qeverisë ka vlerësuar me bluzave të bardha, teksa ka thënë se sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ta.

Braçe ka thënë se njerëzve nuk u duhet politika në këto kohë, ndaj ka bërë thirrje që të lihet më një anë politika boshe.

“I jam shume mirënjohës çdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari që po lufton çdo ditë për jetën; Është një mirënjohje sa personale po aq edhe shoqërore, kombëtare; E shpreh cilido, kudo që ndodhet, kudo ku ka nevojë e merr shërbim nga njerëz në shërbimin publik, në rrezik por të përkushtuar dhe duke sakrifikuar.

Shqipëria ka nevojë për ta tani; As për pelikanët që bëjnë si mjekë e as për mjekët që bëjnë politikë e asgjë tjetër; si duhen kujt!

Kam një javë që të njëjtët politikane që bëjnë si mjeke dhe, po të njëjtët mjeke që bëjnë si politikanë, televizive e pa asnjë punë tjetër- në ndonjë qendër shëndetësore, poliklinike, spital apo në terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti Joooo e Jooooo, siç mijëra kolegë, ti dëgjoj të thonë tërësisht të kundërtën e asaj që kishin thënë më parë;

Më parë tamam këta, thanë se numrat e vegjël në karantinë ishin të rreme, se virusi ishte shfaqur që në dhjetor e se të vdekurit e numëruar ishin shumë më tepër nga ajo periudhe; Pastaj vlerësuan masat e marra gjatë karantinës; Por tani me ngulm thonë po në televizion, kurrë përmes një punë konkrete se bëmë gabim që u mbyllëm aq herët e aq fort!

E dini pse? Për nevoja politike nga fillimi në fund! Njerëzve as që ju duhet politika tani, nëse ju nevojitet, kjo ju vlen për vendime të qarta, të kthjellëta, konkrete për të përballuar sëmundjen më të rende që ka kaluar ky vend, evropa e bota!

Ndaj mjaft me politikën boshe; Ose shërbim konkret për njerëzit, ose llafet nuk bëhen kurrë shërbim e kurrë punë për njerëzit!”, është shprehur Braçe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Woody Allen thotë se Donald Trump ishte ‘një aktor shumë i mirë’

Allen, i cili e drejtoi Trump-in në filmin "Celebrity" të vitit 1998, shton se nuk pajtohet me politikën e...

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës që do na e shesin...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

Lajme të tjera

Web TV