Holokausti, Veliaj: Ne dimë ta hapim derën pavarësisht fesë apo përkatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët. Sipas tij shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës.

Veliaj nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre.

“Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë.

Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues.

E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha Veliajt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Lajme të tjera

Web TV