Me armë afër selisë së PS-së/Vladimir Gjuta letër kërcënuese drejtorit të burgut,njihet me masën e re të sigurisë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Gjuta në burg që prej datës 10 shkurt është njohur sot me masën e re të sigurisë për dy akuza të reja.

Gjuta është arrestuar pasi është vënë re nga autoritetet që levizte në afërsi të selisë së Partisë Socialiste i armatosur.

Përveç akuzës së parë për të cilën Gjuta është në burg që prej 10 shkurtit sot është njohur me dy masa të reja të sigurisë “goditje për shklak të detyrës” dhe “kanosje”.

Kujtojmë që Vladimir Gjuta pasi u kyc në qeli vendosi ti dërgonte një letës kërcënuese drejtorit të burgut 313, duke i kujtuar se ai është më i forti.

Pas kësaj ngjarje Gjuta është dërguar në izolim me urdhër të drejtorit të institucionit por edhe pas kësaj mase të marrë për disiplimin në momentin e daljes nga qelia nga goditur fort në mjekër një prej punjonjesve të sigurisë.

“I paraburgosuri Vladimir Gjuta me kërkoi të vënte telefonatat. I thashë “prit të vijë grupi I sigurisë dhe pastaj do të nxjerr të flasësh në telefon”. Grupi i sigurisë nuk vonoi dhe unë i hapa derën të paraburgosurit. Ai me goditi direkt në mjekër. Ndërhynë forcat që e futën në izolim”.

Më tej në dosje thuhet se me 31 janar 2020, i paraburgosuri ka tentuar të godasë me grusht shefin e regjimit, por duke qene se ai është shmangur, Gjuta e ka kafshuar në dorë. oficeri i policisë shpjegon se Gjuta i kishte kërkuar takim pasi donte te dinte se kush i kishte dërguar ushqime si dhe një kartë telefoni. Me të hyrë në regjim shpjegon ai – i paraburgosuri reagoi ashpër dhe tentoi të më godiste. Ai sqaron se i paraburgosuri ndodhet në sektorin e observimit, pasi është problematik si me bashkëvuajtësit ashtu edhe me punonjësit e policisë.

Lexo edhe :  Mbi 260 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë 2024-ës

Pas muajsh hetime, prokuroria e Tiranës vendosi ti komunikojë Vladimir Gjutës dy akuza të reja, kanosje dhe goditjes për shkak të detyrës. Me kërkesën e institucionit të akuzës, gjykata e Tiranës caktoi një masë të re sigurisë “arrest me burg” për të paraburgosurin. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Regjistrimi për votën e diasporës nis këtë fundjavë, ja çfarë duhet të dini

Faqja zyrtare kqz.al do të hapë të shtunën seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit....

Lutje për shëndetin e Kryepeshkopit/ Mbahet mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome. Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë këtë të premte, kjo e njoftuar më herët edhe nga...

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një...

Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë problemi dyshohet

Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të...

Rama të hënën vizitë në Romë, a do ta presë mikja e tij Meloni?

Meloni është bërë një personazh me shumë rëndësi, pasi pëlqehet nga Donald Trump... Në kulmin e debateve sa i takon dështimit të paktit për refugjatët,...

Lajme të tjera

Web TV