Në kërkim ndërkombëtar, i riu kapet në Morinë duke hyrë për në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L.R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 37-vjeçari rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Kukësit bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Lajme të tjera

Web TV