Vazhdojnë protestat në Beograd dhe disa qytete të tjera të Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht ndalimit të tubimeve të mëdha në Serbi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, protestuesit janë mbledhur për të tretën natë me radhë para ndërtesës së kuvendit në Beograd.

Shumica e tyre qëndrojnë ulur në trotuarin jashtë kuvendit, për t’u dalluar nga ata që mund të bëjnë veprime të dhunshme.

Protestat në Beograd kanë nisur të martën, pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se mund të vendosë orë policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Protestat janë shndërruar në dhunë, pasi një numër i pjesëmarrësve ka bërë përpjekje të hyjë në Kuvendin e Serbisë.

Në protestat e dy netëve të kaluar, policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave.

Disa organizata joqeveritare e kanë akuzuar atë për përdorim të tepruar të dhunës kundër protestuesve, gjë që është mohuar nga drejtori i policisë, Vlladimir Rebiç.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton për tubime të njerëzve edhe në qytete të tjera të Serbisë, përfshirë Nishin, Valevën, Suboticën dhe Krushevcin.

Qytetarët, si shkak për protesta, kanë përmendur “pakënaqësinë”, jo vetëm për shkak të masave epidemiologjike, por edhe për shkak të Partisë Përparimtare Serbe, që mban pushtetin, dhe të dhunës së policisë në protestën e parë.

Të enjten, shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi ka shpallur disa masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, por ka thënë se nuk do të zbatojë orën policore.

Kryeministrja Ana Bërnabiç ka thënë se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.

Lexo edhe :  Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua "fukarai" në vend të Ilir Lloshit

Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Bërnabiç ka thënë se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më kritike.

Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV