Aksident i frikshëm/Makina përfundon disa metra poshtë urës, humb jetën 17 vjeçari kosovar

Një aksident i frikshëm ka tronditur Kosovën ku për pasojë ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Akidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë ku një automjet për shkak të shpejtësisë mbi normë dhe humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga.
Makina ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa metra poshtë urës ku më pas është përshirë nga zjarri.

Pasagjeri me iniciale I.A. 20 vjeç ka mundur të dalë në kohë nga makina ndërsa shoferi 17 vjeçar, A.K. ka ndërruar jetë.

“Në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.