Hiqet TVSH-ja për jahtet, Klosi: Hyrja në fuqi e ligjit ndihmon turizmin detar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një takim të zhvilluar me operatorët turistik në Sarandë.

Klosi u shpreh se ky hap do të ndihmojë zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar.

Më tej ai u ndal tek ligji i ri për regjistrimin dhe mënyrën e regjistrimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese,  një ligj i cili sipas Klosit është kërkuar nga komunitet  e biznesit për të pasur një raport të drejtë me kontrollin por dhe me qenien në det i lirë.

Fjala e plotë

“Jemi në datën 10 korrik, jemi në kulmin e sezonit, në një mënyrë ose në një tjetër dhe po të shikojmë fatkeqësisht ky gji i mrekullueshëm, ky det i mrekullueshëm ka vetëm varka sa gishtat e njërës dorë, nuk i ka 5 varka që janë në Gjirin e Vlorës apo mjete kënaqësie. Edhe kjo duhet të na bëjë që të gjithëve që duhet të kuptojmë se pse, kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë se si ka mundësi. Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder çdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri. Unë them që kemi shumë punë për të bërë.”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Lajme të tjera

Web TV